29 Mars 2024

Termokos fillon sezonin i ri ngrohës

Prishtinë, 15 tetor - Ngrohtorja e Prishtinës, Termokos ka bërë të ditur se pas përfundimit me sukses të gjitha testimeve dhe përgatitjeve për një fillim sa më të mbarë të sezonit të ri ngrohës 2017/2018, NP “Termokos” gjatë ditës së djeshme ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u për prodhimin e energjisë ngrohëse. Si rrjedhojë, tanimë konsumatorët tanë kanë mundur të ndjejnë ngrohjen nëpër banesat e tyre.

"Paraprakisht departamentet përkatëse kanë përcjellë lëvizjen e temperaturave të ajrit dhe varësisht nga lëvizja e tyre do t’ua përshtatim edhe furnizimin me ngrohje."

"Në përpjekje të vazhdueshme për të qenë sa më të suksesshëm në përmbushjen e misionit tonë, për të modernizuar shërbimet tona, ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë atyre konsumatorëve, që nuk kanë kryer obligimet, që kanë ndaj “Termokos”-it, të shlyejnë borxhet e mbetura në mënyrë që të kenë ngrohje gjatë gjithë sezonit ngrohës", thekson Termokos.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)