21 Janar 2020

Termokos fillon sezonin e ri ngrohës

Prishtinë, 15 tetor - Ngrohtorja e Prishtinës Termokos ka njoftuar se pasi kanë përfunduar me sukses të gjitha përgatitjet, testimet e nevojshme të rrjetit dhe të pajisjeve të ngrohjes, si dhe pasi janë analizuar me kujdes ndryshimet e temperaturave të ajrit, menaxhmenti i Termokos ka marrë vendim, që sot, ashtu siç edhe parashihet me aktet ligjore në fuqi, të fillojë furnizimi me ngrohje.

Por, pasi që temperaturat e një pjese të ditës janë relativisht të mira, ndërsa mbrëmjet dhe mëngjeset përcillen me temperatura më të ulëta, furnizimi me ngrohje do t’iu përshtatet ndryshimit të temperaturave të ajrit. Ndërkaq, ditëve të vazhdimësi të sezonit ngrohës, kapacitetet tona do të ngriten gradualisht varësisht nga temperaturat dhe nevoja e konsumatorëve tanë për ngrohje.

Duke u bazuar në suksesin e sezonave të kaluara, që janë realizuar nëpërmes sistemit të kogjenerimit, kur kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët tanë, shpresojmë në suksesin e sezonit, që sapo kemi nisur.  

Një risi e këtij sezoni ngrohës do të jetë kyçja për herë të parë në rrjetin e ngrohjes për disa objekte banesore dhe disa objekte institucionale, që do të realizohet në saje të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes me fondet e ndara nga Komisioni Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020

- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)