29 Mars 2024

Termokos fillon furnizimin me ngrohje

Prishtinë, 15 tetor - NP “Termokos” SH.A, në harmoni të plotë me aktet ligjore në fuqi ka filluar sot sezonin e ri ngrohës 2018/2019.

Pas përgatitjeve të suksesshme për një fillim dhe një sezon sa më të mbarë ngrohës, dhe ashtu siç kishte paralajmëruar NP “Termokos” në orët e mëngjesit ka nisur furnizimin me ngrohje, fillimisht me kapacitete minimale. Operimi do zhvillohet varësisht nga lëvizja e temperaturave, përkatësisht do të punohet sipas diagramit rrëshqitës, varësisht nga temperaturat e ajrit do të ngrihet apo do të ulet kapaciteti i energjisë ngrohëse.

Efekti i ngrohjes nëpër ambientet e brendshme të konsumatorëve tanë do të hetohet gjatë ditës, ndërsa ditëve në vijim do të bëhet stabilizimi i plotë i furnizimit me ngrohje.

Në mënyrë që, NP “Termokos” të sigurojë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore përgjatë gjithë sezonit ngrohës për gjithë konsumatorët pa dallim, apelojmë tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të shlyejnë sa më parë të gjitha obligimet, që kanë ndaj kompanisë sonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)