19 Prill 2019

Termocentrali ‘Kosova e Re’ do të falimentojë Kosovën ekonomikisht

Prishtinë, 7 shkurt - Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkojnë tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

Ky projekt sipas tyre do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut.

Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtoj të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtëritshme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit. 

Përkundër një procedure të diskutueshme kontraktuese të tenderit, ContourGlobal është përzgjedhur si operatori kryesor i termocentralit ‘Kosova e Re’.

 Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë përcjellur vazhdimisht ecurinë e projektit për ndërtimin e termocentralit të ri, i cili edhe që nga koha kur ka qenë si ide ka bartur në vete shkelje të shumta, parregullsi, ndryshime në kapacitetin gjenerues etj.

Edhe sot, ky projekt po vazhdon të dëshmojë se me ndërtimin e tij a) do të ndikojë në rritjen e tarifave të faturave të energjisë elektrike, b) do të dëmtojë rëndë buxhetin dhe tatimpaguesit kosovar, dhe c) do të dërgoj vendin drejt falimentimit. 

‘Kosova e Re’ ka një çmim të garantuar prej 80 euro/MWh. Kosova ka themeluar kompanine publike NKEC, e cila do të shërbejë si ndërmjetësues në mes të Contour Global dhe pjesës tjetër të tregut të energjisë në Kosovë.

Pra, NKEC detyrohet të blejë kapacitetin prodhues të termocentralit të ri, edhe nëse tregu nuk e kërkon. Atë energji NKEC do t’ia shesë KEDS-it apo dikujt tjetër me çmim më të lirë se kostoja ngase çmimi mesatar rajonal është 50-60 euro/MWh. Kështu, shteti dhe tatimpaguesit kosovarë e marrin mbi supe diferencën e çmimit prej minimum 20-30 euro/MWh.

Kjo gjë u theksua edhe nga Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaç, i cili në prezantimin e tij në konferencën e Agora-s në Bruksel tha: "Nëse projekti ‘Kosova e Re’ miratohet nga Parlamenti i Kosovës, Republika e Kosovës do të falimentojë." Tutje, në kumtesat e Sekretariatit është cekur se  elemente të kontratave të nënshkruara për projektin në fjalë përbëjnë shkelje të legjislacionit të ndihmës shtetërore dhe konkurrences së lirë. Madje, nuk nevojitet asnjë ekspertizë për të konkluduar se kontrata në të cilën një operatori privat i garantohet fitimi dhe i eliminohen rreziqet, i mbulohen të gjitha kostot fillestare dhe i garantohet blerja e produktit pa rezervë për njëzet vite rresht, përbën asgjë më shumë sesa vënje e potencialit dhe kapitalit publik në funksion të fitimit të një kompanie private. Kontrata, rrjedhimisht, shkelë Kushtetutën dhe legjislacionin që mbronë konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg.

Gjithashtu, pa dyshim që ky projekt do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimit në fatura të energjisë elektrike për konsumatorët. Shembulli i infografikës i zhvilluar nga Balkan Green Foundation dhe INDEP tregon që një familje që konsumon energji prej 700 kWh me çmimin mesatar 5.5 cent për kWh, kur përkthehet në faturën mujore totali do të jetë afro 40 euro. Ndërsa, nëse jetësohet TC ‘Kosva e Re’, çmimi mesatar për rreth 9 cent për KWh, bën që fatura e një familje të jetë për mbi 50 % më e lartë.

Nëse kjo kontratë vihet në jetë, Kosova si dhe qytetarët e saj, do të marrin përsipër kosto të papërballueshme dhe të pa merituara. Tutje, duhet theksuar se ky projekt nuk do të sigurojë pavarësi të furnizimit energjetik, do të minoj rrugëtimin e vendit drejt proceseve integruese, dhe do të shkaktojë dëme të pakthyeshme në mjedis. Andaj, edhe njëherë, Balkan Green Foundation dhe INDEP bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mbrojnë interesin publik duke mos votuar në favor të TC ‘Kosova e Re’, pasi që një projekt i tillë nuk ka logjikë ekonomike dhe bankroton shtetin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019

- Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në festivalin olimpik për fëmijët parafillor. ))(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve për ndërmarrësit e rinj. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2019", që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Drenas. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 16:30)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Prizren. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:30) 

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drilon Pireva, Udheheqës i projektit për investimet në hyrjet e banesave, do të mbajnë konferencë për shtyp. (lagja Dardania, rr. Kadri Zeka, Blloku 7/1, hyrja A te Bast Trade, ora 17:00)