19 Prill 2024

Termocentrali Kosova e Re bazament i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 23 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka vulosur investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë që kap vlerën e 1.3 miliard eurove, por sipas tij, ky është vetëm fillimi, sepse me këtë po vendosen themelet e një ekonomie më dinamike që pritet të shumëfishojë investimin në të ardhmen e afërt dhe se ky termocentral është bazament i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

"Nënshkrimi i Marrëveshjeve Komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është ngjarje historike për popullin e Kosovës, sepse energjia është kushti i pashmangshëm për të ardhmen prosperuese ekonomike, politike dhe sociale të vendit."

"Arritja e kësaj marrëveshjeje është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve, që në kushte të vështira arritën që t’i sigurojnë vendit të ardhme të sigurt energjetike."

"Ky akt është i rëndësishëm në shumë nivele, por ato që kanë rëndësi të theksohen janë rritja e qëndrueshme ekonomike, vazhdimi dhe rikonfirmimi i partneritetit strategjik, dhe sigurimi i prosperitetit për gjeneratat e ardhshme", ka theksuar Lluka.

Ai ka shtuar se si fillim, ndikimi do të ndjehet qysh në fazën e ndërtimit të Termocentralit, kur do të angazhohen mijëra punëtorë përmes punësimit direkt ose përmes kompanive që do të nënkontraktohen.

Ndërsa, në vazhdim, qindra vende pune afatgjatë do të krijohen për të operuar me termocentralin. Bashkë me ContourGlobal do të menaxhojmë me një fond për zhvillimin e komunitetit që do t’i investojë 10 milionë euro në komunat e ndikuara duke krijuar vende të reja pune e rrjedhimisht duke rritur mirëqenien.

"Me gjenerimin e garantuar 500 MW ne do të sigurojmë pothuajse gjysmën e nevojës vendore vetëm me këtë njësi. Pjesën tjetër do të vazhdojmë ta marrim nga TC Kosova B, i cili do të rehabilitohet për të kontrolluar ndotjen në nivelet e lejuara mjedisore."

"Këto do të jenë edhe burimet e vetme të energjisë që mbështetet në linjitin e Kosovës në dekadat që vijnë sepse marrëveshja që kemi nënshkruar parasheh mbylljen e TC Kosova A, njësitë e të cilit operojnë duke tejkaluar normat e lejuara të ndotjes së ajrit. Por, kjo nuk do të jetë energjia e vetme që do të gjenerohet nga termocentrali i ri. Kjo njësi do të shumëfishojë kapacitetin për energji termike nga i cili do të përfitojnë të gjitha komunat fqinje, duke përfshirë Prishtinën, ka theksuar Lluka.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)