28 Mars 2024

Të martën fillojnë reshjet e shiut e më pas edhe reshjet e para të borës

Prishtinë, 2 dhjetor - Masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit, do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Dita e hënë do të vijoj me mot kryesisht të vranët, por stabilë. Gjatë orëve të pas ditës vranësirat do të intensifikohen dhe si pasoj do të ketë rënie në fushat termike.

Këto kushte të krijuara meteorologjike do të mundësojnë që mbi gjithë territorin e vendit të hënën në mbrëmje dhe të martën të fillojnë reshjet e shiut e më pas edhe reshjet e para të borës edhe në viset e ulëta, të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për persona me sëmundje kronike, ndërsa ngasësve të automjeteve kujdes, pasi që rrugët në orët e para të ditës dhe gjatë natës do të jenë të rrëshqitshme për shkak të ngricave.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)