29 Mars 2024

Të gjithë punëtorët e testuar të KEK-ut, rezultuan negative për COVID-19

Prishtinë, 10 qershor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se pas testeve të bëra për COVID 19 KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative.

"Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile", thekson KEK.

KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e  të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke I udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.

Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)