23 Gusht 2019

TC ‘Kosova e Re’ do të dëmtojë të ardhmen ekonomike, mjedisore të Kosovës

Prishtinë, 17 janar - Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (SKE) muaj me parë ka publikuar qëndrimin e tij zyrtar lidhur me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

SKE, duke shprehur shqetësim të thellë me kushtet e kontratës, argumenton se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje rrezikon integrimin dhe marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i SKE është në të njëjtën linjë me qëndrimin e KOSID rreth ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’.

KOSID vazhdimisht ka ngritur shqetësimin se projekti ‘Kosova e Re’ jo vetëm që ka një kosto të pa përballueshme mbi 4 miliardë eurosh, por edhe do ta izolojë Kosovën nga integrimi kombëtar dhe rajonal dhe do të dëmtojë të ardhmen ekonomike, mjedisore dhe të integrimit të mbarë vendit.

Sipas SKE, një numër i elementeve të kontratave të nënshkruara bie ndesh me ligjet e EU-së për Ndihmë Shtetërore, të cilat janë ndaluar me legjislacionin evropian.

Në letrën e sqarimit të pozicionit të tyre thuhet se ContourGlobal është i mbrojtur nga rreziqet komerciale siç janë: rreziku i prodhimit duke përfshirë investimet dhe kostot variabile, rreziku i tregut rreziku i kërkesës së përdoruesve të fundit dhe luhatjet e çmimeve, rreziku operacional rreziku i çekuilibrit dhe planifikimi, rreziqet rregullatore dhe tatimore të tarifave të sistemit dhe tarifave dhe taksave të tjera, duke përfshirë taksat e ardhshme të karbonit, rreziqet e kredisë rreziku i margjinës, etj.

Kushtet e njëjta gjeneroze si ato që janë ofruar nën këtë marrëveshje për blerje të energjisë nuk mund të arrihen nën kushtet e tregut.

Përkundrazi, sipas SKE, rreziqet mbulohen nga Qeveria e Kosovës, nëpërmjet kompanisë publike (NKEC) – dhe përfundimisht përkthehen në kostot për furnizuesit dhe konsumatorët ose subvencione direkte dhe të vazhdueshme nga Qeveria – ndërsa ContourGlobal gëzon një marzhë fitimi të garantuar dhe pa rrezik.

“Sekretariati është gjithashtu i shqetësuar se marrëveshjet kontraktuale do të zvogëlojnë më tej kapacitetet e Kosovës për pjesëmarrje në tregun rajonal, duke përfshirë bashkimin e planifikuar të tregut me Shqipërinë," thuhet në letren sqaruese të SKE.

Më tutje, SKE  njofton po ashtu se marrëveshja asnjëherë nuk është sjellë para Komisionit të Ndihmës Shtetërore para nënshkrimit, që në vetëvete është selia e Sekretariatit në Kosovë.

SKE i pati bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet menjëherë nga ky projekt i dëmshëm dhe të udhëheq politika të sektorit energjetik që shikojnë nga e ardhmja, jo nga e kaluara.

Në vend të nënshkrimit të kontratave miliardëshe për investime në teknologji të së kaluarës, SKE i ka bërë thirrje Qeverisë të zbatojë masa të efiçiencës së energjisë, të promovojë potencialet e Kosovës në burime të ripërtrishme të energjisë dhe të bëjë hapa në liberalizimin e tregut dhe integrimin e tij. Vetëm kështu, ne do të mund të realizojmë me sukses tranzicionin, e pa alternativë, drejt një sistemi energjetik të pastër, të përballueshëm dhe të qëndrueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)