20 Shtator 2019

TC 'Kosova e re' dhe rritja enrome e çmimit të energjisë barrë për qytetarët

Prishtinë, 6 qershor - Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të kampanjës #mosthujsekamdite kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi koston reale të ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.

Financimi i ndërtimit të termocentralit parashihet të bëhet me një strukturë financiare ku 70 përqind e kostos pritet të mbulohet nga financimi përmes kredisë dhe 30 përqind nga investimi përmes kompanisë private ContourGlobal si investitor i përcaktuar për përmbushje të këtij obligimi.

Me një strukturë të tillë të financimit, 910 milionë euro do të financohen përmes kredisë si dhe 390 milionë do të financohen përmes investimit privat.

Me një shumë kaq të lartë të kredisë, kostoja e ndërtimit prej 1.3 miliardë euro paraqet një morri brengash dhe rreziqesh si për nga aspekti financiar, politik dhe ai rregullativ të cilat duhen të merren parasysh.

Nga kostoja totale e ndërtimit të termocentralit, 30 përqind parashihet të përmbushet nga investimet e investitorit privat, ContourGlobal.

 Norma e kthimit të investimit prej 390 milionë euro është dakorduar me marrëveshje të jetë 18.5 përqind si dhe me aplikim të interesit dy herë në vit.

Analizat  marrin parasysh periudhën kohore të amortizimit total të kredisë për 3 dhe 5 vite si dy skenarë të mundshëm pasi që kjo nuk është e specifikuar në marrëveshjen e fundit të publikuar.

Me specifika të detajuara në këtë mënyrë, kostoja e paguar vetëm në interes mbi bazën e investimit arrinë vlerën e rreth 270 milionë euro për tre vite dhe 550 milionë euro për mundësinë e amortizimit prej 5 vite.

Kalkulimet përfshijnë edhe koston e subvencionit e cila pritet të mbulohet në rast se marrëveshja kushtëzohet të arrihet vetëm me interes shumë të favorshëm për kredidhënësin.

Kjo nënkupton se në rast se kredia e siguruar kalkulohet me një interes prej 18 përqind, shuma e paguar në interes për periudhën 20 vjeçare do të jetë 3.2 miliardë euro krahasuar me 1.3 miliardë euro nëse norma e interesit merret të jetë 7.5 përqind. Diferenca e cila duhet të subvencionohet arrin vlerën e 1.9 miliardë euro.

“Nga këto kalkulime, kostoja e ndërtimit të termocentralit të ri arrinë vlerën e rreth 4.8 miliardë euro, tre herë me e lartë sesa parashikimet e kostos deri më tani me vlerë prej 1.3 miliardë euro."

"Duhet të merret parasysh se këtu marrim parasysh koston e amortizimit të investimit të ContourGobal për një periudhë prej 3 viteve”, tha Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

“Në rast se amortizimi i investimit bëhet për një periudhe prej 5 viteve, kostoja totale e ndërtimit mund të arrijë edhe vlerën e mbi 5 miliardë euro.”

“Çmimi i ndërtimit të termocentralit prej afër 5 miliardë euro së bashku me rritjen enrome të çmimit të energjië do të jenë barrë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës që janë ndër më të varfërit në Evropë."

"Do të ketë implikime të mëdha socio-ekonomike, do të ndikojë në uljen e fuqisë blerëse të njerëzve, do të ndikojë në uljen e përqindjes së burimeve të ripërtëritshme por mbi të gjitha do ta komplikojë rrugëtimin e Kosovës në integrimin e saj evropian duke mbyllur tregun e energjisë”, tha Visar Azemi nga Balkan Green Foundation.

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkojnë tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali.

 Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut.

Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe përfaqësues të qytetarëve kosovarë, që të mos votojnë në favor të këtij projekti i cili do të jetë barrë e rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)