14 Gusht 2020

Tarifat e larta të energjisë elektrike pengesë në sektorin privat

Prishtinë, 9 korrik - Aleanca Kosovare e Bizneseve – sektori i  Ndërtuesve dhe Prodhuesve të materialit Ndërtimor ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të KEDS-KESCO dhe përfaqësues të Bizneseve  me qëllim të diskutimit për  pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.

Në këtë rast Agim Shahini, Kryetar i AKB-ës tha se sektori i Ndërtimtarisë është në zhvillim e sipër dhe për këtë duhet të ridizajnohen politikat kombëtare për investime sepse mbi 60% të investimeve që vijnë nga Diaspora shkojnë në investime në patundshmëri dhe ndërtim të shtëpive dhe banesave e që sipas deklaratave të BQK-së kapin vlerën mbi 1 miliard € dërgesa nga Diaspora prandaj furnizimi me energji elektrike duhet te jetë prioritet primar për zhvillimin e mëtutjeshëm e bizneseve.

Të gjitha defektet që vijnë në rrjetin energjetik bizneset dhe qytetaret i adresojnë në KEDS- si fajtor kryesor por shpesh nuk janë te informuar sepse këtu janë përgjegjës edhe KEK, ZRRE dhe KESCO, prandaj ky është një moment ku po i qartësojmë përgjegjësit edhe individuale dhe kolektive, por se Tarifat e larta  dhe kyçja e shtrenjtë në rrjetin e energjisë elektrike janë pengesë në sektorin privat, të cilat janë të përditshme dhe të trashëguara e për këtë u pajtuan të gjithë.

Brahim Selimaj, Kryetar i sektorit të Ndërtuesve dhe Prodhuesve të materialit Ndërtimor në kuadër të AKB-së prezantoi një sërë pengesash të vazhdueshme që kanë bizneset anembanë Kosovës,

Ai tha se ne jemi në këtë sektor në shumicën e rasteve të atakuar me KEDS dhe institucionet e tjera përkatëse që kanë të bëjnë më leje ndërtimi, kyçja ne infrastrukturë të cilat e paguajnë në Komunë, por detyrohen që të paguajnë edhe kyçje shtesë për energji elektrike KEDS-it.

Kyçja në rrjetin energjetik të Kosovës është shumë e shtrenjtë me tarifa të larta, maxigrafi dhe ndërprerja e shpeshtë ku krijon avari në prodhim por edhe në punishte të ndryshme.

Ka biznese të cilat janë mbyllë për shkak të problemeve me energji elektrike dhe kjo është e patejkalueshme dhe jo e mirë edhe për këtë sektor por edhe për imazhin e Kosovës

Alpin Dogan, drejtor ekzekutiv i Rrjetit – KEDS tha se kam mirëprit këtë takim me AKB për të diskutuar temat që prekin direkt KEDS-in dhe Bizneset në Kosovë.

Ai shtoi se që nga privatizimi i KEK-ut deri më sot në tentim për të furnizuar të gjitha bizneset dhe qytetarët pa dallim në kategori kemi investuar mbi 140,000 milion € dhe vazhdojmë duke investuar për të patur energji 24 orë dhe për të qenë sa më konkurrent ne tregjet e Ballkanit Perëndimor.

"Në këtë drejtim jemi të hapur për të diskutuar dhe sqaruar se jo gjithmonë KEDS është fajtor por duhet të ju informoj se ne jemi të obliguar ti zbatojmë ligjet në Kosovë e në këtë rast ZRRE-ja është rregullatori dhe ne duhet të implementojm ligjet dhe rregulloret e tyre të cilat shpesh janë pengesë edhe për biznese dhe për ne si KEDS , prandaj ju ftoj që bashkërisht të avokojm që te përmirësojmë legjislacionin në favor të zhvillimit dhe rrjetëzimit për energji elektrike me kosto sa ma të ulët dhe për këtë ne jemi të gatshme për bashkëpunim", theksoi Dogan.

Jahir Morina, pronar i kompanisë Princesha tha se për eliminimin e të gjitha pengesave me KEDS dhe Bizneset propozojnë që ta themelojmë një grup punues për identifikimin dhe trajtimin e të gjitha pengesave që kanë të bëjnë mes veti.

Berat Lahu, Përfaqësues VIVA FRESH, ne jemi një nga investitorët që paguajmë mbi 2,5 milion € bë vit shpenzime të energjisë elektrike por nuk kemi ndonjë privilegj të theksuar karshi atyre bizneseve që shpenzojnë më pak, prandaj kërkoj që ju të krijoni një strategji te re për shpenzuesit e mëdhenj të ketë oferta me privilegje të reja.

Abedin Berisha, Përfaqësues Nartel ai tha se është e padrejtë të investohet në Trafostacionet dhe në rrjetë dhe me pas ti bartet në pronësi apo shfrytëzim KEDS-it.

Xhavit Veselaj, Përfaqësues i Silcapor  u shpreh se ne në dy muajt e fundit jemi detyruar shumë herë ta ndërprejm prodhimin për shkak të mungesës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike dhe kjo është pengese sepse ne kemi kërkesa të mëdha për prodhimin e bllokave dhe në sezon dhe jo ndërprerje paraqet problem serioz për ne.

Lumnije Ajdini, drejtore menaxhuese tha se ne si AKB kemi ngrit këto çështje edhe ne Këshillin Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik pranë zyrës së Kryeministrit edhe tek ZRRE, KEDS KESCO, ministrit e ndryshme për të zgjedh këto probleme, por për fat të keq ende mbetet  temë problematike për të zgjedhur e që për shumë biznese  në Kosovë është prioritet furnizimi me energji elektrike.

Të dy palët u pajtuan që problemet janë permanente por jo të qëllimshme dhe këto do të trajtohen me procedura të shpejta në mënyrë që te eliminohen të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me energji elektrike dhe investitorët  vendor e të  huaj mos ta kenë më temë diskutimi mungesën dhe tarifat e energjisë elektrike.

Takimet në të ardhmen do të vazhdojnë në mes AKB-së dhe KEDS së bashku me bizneset e të gjithë sektorëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)