20 Prill 2024

Tahiri: Çështja e borxhit ndaj KEK-ut e pashmangshme

Prishtinë, 18 korrik - Kryenegociatorja Edita Tahiri ka kundërshtuar deklarimet e homologut të tij serb Borislav Stefanoviq, i cili ka deklaruar se në raundin e gjashtë të bisedimeve me Prishtinën, nuk të bisedohet për borxhin 12-vjeçar, që serbët e veriut i kanë Korporatës Elektro-energjetike të Kosovës.
 
Kryenegociatorja Tahiri, ka thënë se çështja e borxhit do të jetë e pashmangshme. Sipas saj grupet punuese gjatë diskutimeve, do të përcaktojnë modalitetet e kompensimit të borxhit.

Stefanoviq ka theksuar, se Tahiri po shfrytëzon mundësinë që me deklarata të tilla të kontribuojë në pozicionimin më të mirë të ekipit të Prishtinës dhe të vetë asaj.

Ndërkohë, në një intervistë për Fonet, Stefanovic nuk e ka përjashtuar mundësinë që në raundet e ardhshme të bisedimeve me Kosovën, të bisedohet edhe për mundësinë e ndarjes së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)