04 Gusht 2020

Stuhia e shiut në Gjilan shkakton dëme në qytet

Gjilan, 3 korrik - Komuna e Gjilanit sot gjatë orëve të mbrëmjes, është kapluar nga reshje të stuhishme të shiut, që kanë shkaktuar dëme në qytet, thyerje të drunjëve, demtim te veturave, vërshime të bodrumeve në lagjen Arbëria dhe ndërprerje të energjisë në lokacione të ndryshme.

Njësitet profesionale të zjarrëfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar menjëherë në largimin e drunjëve të rrëzuar në rrugë, gjithashtu kanë intervenuar edhe në largimin e veturave të bllokuara nga stuhia e shiut. 

Ata kane intervenuar edhe në largimin e drunjëve të cilët kanë dëmtuar shtyllat elektrike në rrugën e Malishevës, ku me këtë rast për shkaqe të stuhisë dhe reshjeve të shiut disa vendbanime te Komunes se Gjilanit ishin pa energji elektrike në një interval kohor prej rreth tri orësh. 

Është bërë edhe largimi i zhavorit nga rruga, i cili është bartur nga shiu i rrëmbyeshëm dhe kjo u bë së bashku me operatorët privat, duke bërë që gjendja të kthehet menjëherë në normalitet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)