16 Prill 2024

Sot parashihet mot i vranët dhe me riga shiu, nesër mot me diell

Prishtinë, 14 janar -  Në parashaikimin e motit për vikend Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Ndërsa nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)