19 Prill 2024

Sot parashihen riga lokale shiu, ndërsa nesër shi me intensitet mesatar

Prishtinë, 5 qershor - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi. Të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)