29 Mars 2024

Sot mot me diell dhe vranësira, nesër reshje shiu

Prishtinë, 30 mars -  Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta.

Vranësirat kryesisht ditën enjte dhe tutje, parashihen  të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin,  në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)