20 Shkurt 2019

Sot mot me diell, cilësia e ajrit do të shënoj vlera në kufijtë e pashëndetshëm

Prishtinë, 17 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte sipas IHK-së do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, të cilat re do ti takojnë nivelit të lartë dhe të mesëm të troposferës.

Në ultësira do të ketë mjegull, ndërsa ngricat mbesin prezent në orët e hershme të ditës dhe gjatë natës.

"Si pasojë e kësaj gjendje anticiklonike nuk do të ketë qarkullim të mjaftueshëm të masave të ajrit që nënkupton se cilësia e ajrit do të shënoj vlera në kufijtë e pashëndetshëm", thekson IHK.

Për shkak të sasisë së lartë të reshjeve të dëborës që ranë ditëve të fundit në Dukagjin, temperaturat minimale atje do të jenë më të ulëta, krahasuar me vendet tjera të rrafshit të Kosovës.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -10 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryj erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)