28 Mars 2024

Sot mot i vranët dhe me diell, nesër me reshje shiu dhe bore

Prishtinë, 4 mars - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e premte do të karakterizohet me kushte të ngjashme meteorologjike.

Në viset malore kryesisht në malet e Sharrit parashihen reshje bore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë e vranët dhe me intervale me diell.

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)