19 Mars 2024

Sot do të mbajë mot me diell, nesër mot kryesisht i vranët

Prishtinë, 12 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot do te mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, mbi vlerat e mesatares do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të shtunën mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë të qëndrueshme dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Kushtet  biometeorologjike do të jenë të favorshme gjatë tërë ditës, që nënkupton se kontakti direkt me diellin nuk paraqet rrezik për personat që kanë probleme nga sëmundjet të ndryshme kronike. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)