18 Prill 2024

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu, nesër me diell

Prishtinë, 13 nëntor - Në parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Dita e shtune parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)