23 Prill 2024

Sot dhe nesër reshja bore, nga e mërkura moti me diell

Prishtinë, 28 shkurt - Në parashkimin e motit për këtë javë, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.

Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)