19 Prill 2024

Sipërfaqja e ozonit në Azinë Lindore rritet për shkak të shtimit të ndotjes

Seul, 6 shkurt - Në raportin e parë të vlerësimit të sipërfaqes së ozonit në botë thuhet se ndotja e ozonit po ulet në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore, por nivelet janë rritur në Azinë Lindore.

Raporti bazohet në pothuajse të gjitha vëzhgimet e sipërfaqes së ozonit në nivel global nga gati pesë mijë stacione monitorimi.

Raporti tregon se në Kinë, Korenë e Jugut, Japoninë Jugore dhe pjesë të Evropës Jugore nivelet e ozonit kanë qenë mbi 70 mikrogramë për metër kub për më shumë se 15 ditë në vit, gjatë periudhës 2010 deri në 2014.

Megjithëse nivelet e ozonit në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut dhe në Evropë u ulën ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, edhe në disa pjesë të ShBA-së, duke përfshirë Kaliforninë, Arizonën, Koloradon dhe Teksasin, ka pasur gjithashtu mbi 15 ditë në vit me këtë nivel ozoni.

Ozoni troposferik ose sipërfaqor është një lloj gazi serrë dhe ndotës ajri. Nëse gjendet në nivele të larta, ai është i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe ekosistemin, si edhe ul rendimentin e kulturave bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)