25 Prill 2024

Shqipëria renditet e 25-ta në botë për energji

Tiranë, 24 mars - Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar indeksin e vitit 2017 të performancës arkitekturore të energjisë globale, ku radhit Shqipërinë në vendin e 25 krahas 127 vende të ndryshme të globit.

Shqipëria është një ndër dy vendet që merret si shembulli konkret se si, ekonomia e fortë nuk reflektohet domosdoshmërisht në performancë të mirë energjetike,thotë Forumi Ekonomik Botëror në këtë raport.
 
WEF-ja merr në konsideratë një sërë faktorësh për të kryer këtë renditje; si ndërveprimi me rritjen ekonomike dhe zhvillimin, qëndrueshmëria ambientale, aksesi në energji dhe siguria. Gjithsej janë 18 nënindikatorë që ndahen në trekëndëshin energjetik.

Që prej vitit 2009, Shqipëria ka fituar plot 10 pozicione në renditjen e përgjithshme.

Shqipëria është një ndër dy vendet që merret si shembulli konkret sesi ekonomia e fortë nuk reflektohet domosdoshmërisht në performancë të mirë energjetike.

“Shqipëria dhe Paraguaji janë shembujt e fortë të kësaj, pasi me një prodhim të brendshëm bruto (PBB) për frymë që i radhit në fund të listës, dy vendet renditen në listën e vendeve me performancën më të mirë energjetike”, thotë Forumi Ekonomik Botëror në këtë raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)