19 Prill 2024

Shqipëria, në vendin e 7-të në Evropë për energjinë e rinovueshme

Tiranë, 16 mars - Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian njoftoi se burimet e rinovueshme zënë 34,9 për qind të prodhimit të përgjithshëm energjetik të Shqipërisë duke e renditur këtë vend të 7-tin në Evropë.

Burimet e rinovueshme zënë 34,9 për qind të prodhimit të përgjithshëm energjetik të Shqipërisë. Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian (Eurostat) i referohen vitit 2015 dhe shërbejnë si bazë krahasuese me vendet e tjera të Evropës dhe të rajonit.

Unioni ka vendosur si objektiv të rëndësishëm që burimet e rinovueshme të arrijnë nivelin 20 për qind të prodhimit të përgjithshëm energjetik brenda vitit 2020.

Ndër 34 vendet e analizuara, Shqipëria është e 7-ta në listën e vendeve që kanë një përqindje të lartë të burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe një ndër 15 vendet që e ka nivelin mbi 20 për qind, i cili është edhe objektivi i BE-së.

Burimet e energjisë së rinovueshme përfshijnë ato diellore, fotovoltaike, hidrike, eolike (të erës), energjinë gjeotermike dhe të gjitha format e biomasës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)