18 Prill 2024

Shqipëria në nivelet më të larta për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme

Tiranë, 27 janar - Shqipëria është një nga vendet europiane ku pjesa më e madhe e energjisë prodhohet nga burimet e rinovueshme.

Një fakt i tillë konfirmohet nga të dhënat e nxjerra nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), sipas të cilit, së bashku me Islandën, Shqipëria përfaqëson përqindjen më të lartë të këtij indeksi, respektivisht 69,4% dhe 72,6%, ndërkohë që në vendet e tjera kjo përqindje është më e vogël.

Sipas ekspertëve, përdorimi i energjisë së pastër në Shqipëri është i lartë për shkak se vendi mbështetet 100% te prodhimi i hidrocentraleve.

Ndërkohë, në Bashkimin Europian, kjo përqindje është vetëm 17, dy herë më e lartë se në vitin 2014.

Objektivi i Bashkimit Europian është që deri në vitin 2020 të prodhojë 20% të energjisë nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që në vitin 2030 kjo përqindje të jetë 27. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)