29 Mars 2024

Shpërblehen punimet më të mira të garës dhe hapet ekspozita #EcoKosovo2

Prishtinë, 7 shkurt - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) do të shpërblejnë fituesit e fushatës #EcoKosovo2 dhe do të hapin ekspozitën me punimet më të vlerësuara në një ngjarje që do të zhvillohet sot në auditoriumin e Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani".

Fushata avokuese për mjedisin, e përfunduar kohët e fundit, përfshiu një foto dhe video konkurs ku iu mundësua të rinjve të Kosovës të dergojnë punime vizuele me temë "Si ndikon ndotja në jetën tuaj të përditshme?".

Në adresën e #EcoKosovo2 erdhën mbi 500 foto dhe 30 video, që pasqyrojnë problemet mjedisore që ekzistojnë në Kosovë dhe paneli i vlerësimit pati një punë shumë të vështirë për të përzgjedhur fituesit në të dy kategoritë.

Fushata #EcoKosovo2 është pjesë e projektit "Kosovë e shëndetshme", projekt ky i përbashkët i UNDP-së, UNV-së dhe WHO-së, i cili mbështetet nga qeveria e Luksemburgut. Në ngjarje do të lansohet edhe projekti "Kosovë më e shëndetshme" i cili synon të zvogëlojë problemet mjedisore brenda Kosovës.

Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim, Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë dhe Znj. Anne Doster, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, do të flasin gjatë ceremonisë.

Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Znj. Ardita Tahirukaj, Zyrtare/Shefe e Zyrës në OBSh, dhe Blerim Azizi, Analist i Programit të Vullnetarëve të OKB-së do t’i dorëzojnë shpërblimet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)