21 Mars 2019

Shkolla e Gjelbër shënoi Ditën e Efiçencës së Energjisë

Prishtinë, 6 mars - Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj së bashku me zyrtarët e arsimit realizuan vizitë në institucionin edukativo-arsimor “Shkolla e Gjelbër”, ditë kur ky institucion arsimor shënoi Ditën e Efiçencës së Energjisë.

Në të njëjtën kohë, u bë edhe hapja e Ekorimorkios Ekologjike me pajisjet që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e popullatës për ripërtëritjen, kursimin e energjisë, ruajtjen e ambientit e të ngjashme.
 
Në shënimin e kësaj dite drejtuesit e shkollës në koordinim me mësimdhënësit kish bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në mënyrë që puna e tyre e realizuar të prezantohet në mënyrë profesionale.

Andaj, në këtë aktivitet nxënësit bashkë me mësimdhënësit e tyre prezantuan pajisjet ekologjike dhe rolin e tyre në mbrojtje të ambientit, duke treguar shkathtësi dhe kompetencë të duhur në këtë segment.

Drejtori i DKA-së i përgëzoi drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe në veçanti nxënësit për shkathtësitë e treguar në demonstrimin e pajisjeve dhe rolin, efektin e tyre në jetën e përditshme.

“Drejtoria e Arsimit do të jetë gjithherë në mbështetjen dhe përkrahjen tuaj drejt zhvillimin të mëtejshëm profesional, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mira për zbatimit në praktik të njohurit e arritura”, tha Salihaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2019  
- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:50)

- Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë. (Qyteza Pejton Lokalet e NPB-së, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temë"Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut". (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim  organizon diskutim me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të diskutojë për hartat zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temë "Platforma e Kosovës për dialog - realiteti apo fundi i dialogut?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

- SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij Rjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

- Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B lidhur me prezantimin e fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria.  ora 14:00)