25 Prill 2024

Shkalla e avullimeve arrin kulmin, rrezik për të gjitha moshat

Prishtinë, 1 korrik - Në parashikimin e motit për ditën e sotm, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë e nxehtë dhe me vapë.

Shkalla e avullimeve sipas IHK-së ka arrit kulmin dhe njëkohësisht indeksi UV është në nivelin e lartë që paraqet rrezik për të gjitha moshat e posaçërisht për ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, tension të lartë dhe problemet me zemër.

Të respektohen me përpikëri këshillat e mjekut dhe të mos ekspozohemi rrezeve direkt të diellit nga ora 9-17.

Edhe shtypja atmosferike është e ulët nën vlerat e normales për 2-3 milibar.

 Gjithashtu është mirë të bartmi rroba me ngjyrë të hapur ( të bardha) dhe mundësisht ata që e kanë të domosdoshme lëvizjen në orët e lartë cekura të bartin ombrella me ngjyrë të hapura, jo ngjyrë të zezë.

Të dielën siç ju informuam në parashikimin e motit priten kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe vende-vende reshje shiu.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)