19 Prill 2024

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Prishtinë, 5 qershor -  Me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prizrenit, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore “Pamkos”,“Green Art Center”, “REC”, “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe institucionet tjera relevante, do të shënojnë këtë ditë sipas kalendarit të festave mjedisore.

Aktiviteti i parë për shënimin e 5 Qershorit do të nisë sot me një aksion pastrimi në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit, për të vazhduar pastaj me mbjelljen e fidanëve.

Po të sot Let’s Do It Kosova do të organizojë aksion për largimin e mbeturinave në Liqenin e Vermicës.

Aksioni do të mbahet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).

Aktivitetet për nder të Ditës Botërore të Mjedisit do të vazhdojnë edhe ditën e martë në Komunën e Shtimes, ku do të krijohet grupi i vullnetarëve të gjelbër, si dhe do të mbahet trajnimi për vullnetarizëm, i cili mbështetet nga Departamenti i Rinisë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Po ashtu, përveç datës 5 Qershor, aktivitetet për pastrimin e deponive ilegale do të vazhdojnë edhe më 6 qershor në komunat: Istog, Shtime, Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Pejë.

Përveç largimit të deponive ilegale, në Komunën e Pejës do të organizohen edhe aktivitete të tjera për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit. Në këtë komunë, do të mbahet aktivitet sportiv dhe bashkëbisedim për mjedisin me fëmijët 8 deri në 12 vjeç. 

Aktivitetet dhe aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej. Let’s Do It Kosova do të vazhdojë të loboj dhe avokoj tek institucionet që çështjet mjedisore të trajtohen me prioritet, ndërsa edhe më tej do të vazhdojmë fushatën vetëdijesuese me qytetarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)