29 Mars 2024

SHBA të përkushtuara në fuqizimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë, 26 shtator - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Greg Delawie si dhe James Hope- Drejtor i USAID-it për Kosovë. 

Ministrja Reshitaj në takim  njoftoi ambasadorin amerikan me gjendjen e mjedisit dhe për prioritetet  e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri. Ministrja Reshitaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që SHBA-të kanë dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ndërsa ambasadori Delawie  pasi uroi ministren Reshitaj për detyrën e re, u shprehë  se SHBA-të mbeten të përkushtuara në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Ministrja Reshitaj në fund shprehu gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që udhëheq në realizimin efikas të projekteve që SHBA-të përkrahin në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)