19 Mars 2024

SHBA mbështetë Kosovën në realizimin e projekteve energjetike

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim drejtoreshën e Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead.

Gjatë takimit u diskutua rreth punëve të para të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës.

Ministri Nitaj e falënderoi drejtoreshën e MCC-së për mbështetjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i jep Kosovës në realizimin e projekteve zhvillimore përmes programit të MCC-së.

Zonja Sarah Olmstead premtoi mbështetjen e SHBA-së në realizimin e projekteve energjetike, duke u mbështetur në strategjinë e energjisë së Republikës së Kosovës.

Ky ishte takimi i parë pas themelimit të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)