19 Prill 2024

Së shpejti zgjidhja për drejtimin elektro energjetik të Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 24 maj - Është mbajtur takimi i Grupit Punues, i cili do të shqyrtoj mungesën e kuadrove dhe të ardhmen e drejtimit elektro energjetik në Universitetin e Prishtinës, i cili është formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në përbërje nga të gjithë akterët relevant, Grupi Punues ka shqyrtuar situatën aktuale nëpër të cilën po kalon drejtimi elektro energjetik në Universitetin e Prishtinës, më këtë rast janë propozuar zgjidhjet dhe masat të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë që drejtimi elektro energjetik pranë Universitetit të Prishtinës të mos rrezikoj mbylljen.

Ministri Lluka para Grupit punues ka rikonfirmuar edhe njëherë vullnetin politik për të gjetur një zgjidhje afatgjate për drejtimin elektro energjetik, duke theksuar rëndësinë që ka ky drejtim në përgatitjen e kuadrove për të cilët do të ketë nevojë sektori energjetik, si një nga punëdhënësit më të mëdhenj për 20 vitet e ardhshme. Lluka poashtu ka njoftuar Grupin Punues se është duke punuar me institucionet vendore dhe institucione/donatorë ndërkombëtarë për të siguruar bursa për studentet të cilët studiojnë këtë drejtim.

Kosova ka kaluar një strategji 10 vjeçare për energji e cila parasheh rreth 3 miliardë euro investime në këtë sektor, ndërsa po përballemi me mungesë të kuadrove. Sektori i energjisë do të jetë punëdhënësi kryesor në 20 vitet e ardhshme dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të rrezikojmë mbylljen e Fakultetit të Elektros në Universitetin e Prishtinës.

Pas mbylljes së programit të doktoraturës dhe atij të magjistraturës, po rrezikohet seriozisht edhe programi bachelor, kryesisht për shkak të mungesës së kuadrove të cilët pothuajse të gjithë janë pensionuar.

Grupi Punues në bazë të mandatit, në ditët në vijim do të i propozoj Qeverisë së Republikës së Kosovës zgjidhjet për drejtimin elektro energjetik, drejtim ky jetik për zhvillimin e sektorit energjetik në vendin tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)