18 Prill 2024

Rrënohen 7 objekte pa leje në Zonën me Interes Ekonomik në Hade

Prishtinë, 6 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se në aksionin e përbashkët të komunës së Obiliqit, MMPH-së, KEK-u, në asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere.

Të gjitha këto objekte sipas MPMH-së paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, poashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit.

\"Qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, “Fusha e mihjes së re”.\"

\"Edhe njëher i bëjmë ftesë të gjithë banorëve të cilët kanë prona në këtë zonë, të mos fillojnë asnjë aktivitet ndërtimor, pa u konsultuar me organet kompetente dhe pa leje paraprake, në të kundërtën pasojat do ti bartin vet ata\", thekson MPMH.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)