27 Nëntor 2021

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese

Prishtinë, 9 tetor - Në parashikimin e motit për ditët në vazhdim Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese.

"Ndonëse deri më tani, jo vetëm që nuk patëm reshje të mjaftueshme, por kishim edhe humbje të atyre reshjeve të mëhershme, për shkak të shkallës së lartë të avullimeve që ishin në muajt e verës", thekson IHK.

Vranësirat do të vazhdojnë të mbesin kështu të dendura, duke mundësuar të kemi reshje shiu edhe për ditët vijuese.

Të martën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell, por sërish nga dita e enjte parashihen reshje, por jo të këtij intensiteti.

Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore.

Për shkak të prezencës së masave ajrore nga drejtimi i veriut dhe verilindjes temperaturat mbeten të ulëta, nën vlerat e mesatareve për muajin që jemi.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen  të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja mesatare dhe lokalist e fortë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)