24 Prill 2024

Reshitaj përmbyllë vizitën në Vietnam

Prishtinë, 2 korrik - ​Në ditën e fundit të qëndrimit në Vietnam, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është takuar me Kryeshefen Ekzekutive të GEF-it, znj.Naoko Ishii, të cilën e ka falenderuar për ftesën për pjesëmarrje në Asamblenë e 6-të dhe mikëpritjen e treguar për delegacionin kosovar.

Gjatë këtij takimi është biseduar mbi projektet e ardhshme dhe mundësinë e qasjes së Kosovës në fondet e GEF-it.

Maratonën e takimeve, Ministrja Reshitaj e vazhdoi me Presidentin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ku diskutuan mbi projektet investuese që BERZH po i financon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë.

Ministrja Reshitaj është takuar edhe me Drejtorin e Green Climate Fund, Pa Ousman Jarju, me të cilin kanë diskutuar mbi sfidat globale të mjedisit dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Vietnam, ku është mbajtur Asambleja e 6-të e GEF-it, Ministrja Reshitaj ka takuar dhjetëra zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme, ku përveç diskutimeve mbi investimet e mundshme në fushën e mjedisit, ka lobuar edhe për njohjen e shtetit të Kosovës.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Ministrja Reshitaj u takua edhe me Ministrin e Mjedisit të Armenisë, Erik Grigoryan dhe me përfaqësuesen e Ministrisë së Mjedisit të Indonezisë, Laksmi Dhewanthi, me të cilët diskutoi modalitetet e mundshme të bashkëpunimit dhe njëherit nga të dy shtetet kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në takimin bilateral me Ministren e Mjedisit të Malit, Aida M’bo Keita, Ministrja Reshitaj deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve duhet të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në fushën e mjedisit, planifikimit hapësinor dhe të energjisë së ripërtëritshme.

Po ashtu Ministrja Reshitaj ka takuar edhe Ministrin e Bujqësisë të Uzbekistanit, Uri Ariel dhe Ministrin e Shëndetësisë të Ishullit Sao Tome dhe Principe, Arlindo de Carvalho, si dhe minsitra dhe zyrtarë të tjerë.

Në margjina të Asamblesë së GEF-it, Ministrja Reshitaj është pritur në një takim zyrtar nga Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc dhe Ministri i Resurseve Natyrore dhe Mjedisit të Vietnamit, Tran Hong Ha.

Po ashtu është takuar edhe me udhëheqësit e agjencive të ndryshme të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si me Drejtoren Ekzekutive të UN Habitat, Maimunah Mohd Sherif dhe me Drejtorin e UN Environment, Erik Sohleim, me të cilët u dakurduan që të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)