20 Shkurt 2019

Reshitaj dërgon në Skenderaj projekte në vlerë rreth 1 milion euro

Prishtinë, 16 maj - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka vizituar sot komunën e Skenderajt, ku bashkë me kryetarin e komunës Bekim Jashari kanë nënshkruar 4 memorandume të bashkëpunimit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre memorandumeve ministrja Reshitaj u shpreh e kënaqur  që këto projekte do të realizohen në vendin që historikisht  dha shumë për Kosovë dhe  çlirimin e saj. Me tej ajo shtoi se këto projekte do të ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve të kësaj komune.

“Qytetaret e Skenderajt, fatkeqësisht edhe pas 19 vite pas lufte po ballafaqohen me mungesën e së drejtës elementare për qasje në ujë të pijshëm, andaj projekti jonë për kyçjen në ujësjellës është vetëm fillimi i asaj që duhet dhe do të bëjmë për qytetaret e kësaj komune” deklaroi ministrja Reshitaj. 

Nga ana tjetër kryetari i komunës Bekim Jashari pasi falënderoi ministren për investimet që do të bëhen në Skenderaj, shprehu garancinë që  projektet e financuara nga MMPH-ja  do të realizohen sipas planit dhe nuk do të lejojë që të ketë devijime.

“Këto projekte janë jetike për kyçjen e qytetarëve në ujësjellës dhe rregullimi i lumit Klina që qytetarët e Skenderajt e dinë shumë mirë vlerën e këtij lumi dhe ju garantoj dhe siguroj që këto projekte kanë për tu kryer ashtu edhe siç janë paraparë dhe nuk do të lejojë të dalin jashtë vijave të projekteve”, tha Jashari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)