19 Prill 2024

Rasti i ish-punonjësve të KEDS ende në proces të shqyrtimit nga gjykata

Prishtinë, 28 shkurt - KEDS dëshiron të sqarojë opinionin publik se ka kundërshtuar në gjykatë vendimin e Inspektoriatit të Punës, që ka vendosur në favor të ankesës së Federatës së Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” dhe nuk ka ende një vendim përfundimtar për këtë çështje. Ne e konsiderojmë vendimin e Inspektoriatit të Punës, kapërcim të kompetencave që i njeh Ligji.

Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” po kërkon nëpërmjet përmbaruesit dhe gjykatës (Aktvendimi C. P. nr. 3086/16 të datës 16 shkurt 2017, publikuar në media) që të ekzekutojë vendimin e Inspektoratit të Punës.

KEDS po e kundërshton në gjykatë edhe kërkesën për ekzekutim. Ne jemi të gatshëm që ta ndjekim procesin deri në Gjykatën Kushtetuese nëse kjo do të jetë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona të ligjshme.

Ne besojmë se KEDS ka vepruar në përputhje të plotë me kërkesat e ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës kur ka mbyllur departamentin dhe pozicionet e tepërta të punës, që sollën ndërprerjen dhe mos-ripërtëritjen e kontratave të një numri punonjësish.

Ky nuk ishte aspak vendim i lehtë për KEDS-in, por kjo ishte e domosdoshme dhe ne bëmë sa ishte e mundur për të zbutur pasojat, dhe në të njëjtën kohë jemi të bindur se nuk shkelëm asnjë nga të drejtat e punonjësve.

E ritheksojmë edhe një herë, se rasti i ankesës së punëtorëve është duke u shqyrtuar nga gjykata kompetente, dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që mos të bëjnë deklarata të pabazuara që mund ta lajthisin opinionin.

KEDS beson në sistemin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të mos komentojë rreth këtij rasti, duke respektuar dhe mos-interferuar në sistemin e drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)