18 Shtator 2018

Qeveria premton të qoj përpara projektet për menaxhimin e ujërave të zeza

Prishtinë, 5 qershor - Projektet për menaxhimin e ujërave të zeza janë tejet të rëndësishme dhe do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë,  Jean - Hubert Lebet dhe zëvendës shefin e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim, Bernhard Soland, me të cilët diskutoi për mundësinë e zhvillimit të projekteve të ardhshme në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza.

Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova ka mirëpritur investimet e deritashme zvicerane, të cilat kapin vlerën e 100 milionë eurove që nga paslufta dhe se është e përkushtuar që të bashkëpunojë edhe në projekte të radhës, veçmas në ato që kanë të bëjnë me minimizimin e dëmeve të ambientit dhe ruajtjen e tij.

“Kosova është e hapur që të pranojë investime të huaja direkte që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave të zeza. Aktualisht janë disa projekte të cilat janë në fazë të implementimit, por ka edhe të tjera të cilat po planifikohen”, tha Kryeministri Haradinaj, duke u zotuar, që Qeveria që ai drejton do të marrë përsipër zotimet e nevojshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtyre projekteve, të cilat mbikëqyren nga këshilli ndërministror.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean -Hubert Lebet, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe për ofrimin e bashkëpunimit në projektet që iniciohen nga shteti i tij, duke shtuar se Zvicra do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, përmes projekteve konkrete në fushën e menaxhimit të ujërave.

 

 

 

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 18 shtator 2018

- Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe ambasadori francez, Didier Chabert, do të mbajnë  ligjeratë në hapjen e ketij sesioni të Universiteti Veror  gjermano-francez. (Fakulteti Juridik i  Universitetit të Prishtinës, ora 8:30)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon mbledhja e pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 9:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e rradhës për media në të cilën do të flitet për iniciativën “ Komiteti i biznesit dhe zhvillimi i sportit”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka viziton Telekomin e Kosovës me ç’rast do të pritet nga Kryeshefi i kësaj kompanie Gent Begolli dhe Bordi i Drejtorëve. (Telekomi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30 vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)


- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  mbanë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:15)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal se  bashku me  Zyren e Rregullatorit për Energji dhe Federaten e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova diskutojn lidhur me "Raportet Konsultative për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale" si dhe "Raportin Konsultativ për përcaktimin e Faktorit të efikasitetit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Hapet e dyqani i tretë të bamirsisë "Teshavesha" në Ferizaj. (Ferizaj, rr. Ahmet Kaqiku, afër stacionit të autobusave, ora 12:00)

-  Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit letrar "Beqir Musliu". Ky çmim ndahet tashmë tradicionalisht dhe është ndër çmimet e veçanta në fushën e letërsisë. (salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Të dy kryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë mbajn konferencë për shtyp. (Holli i Kuvendit, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, organizojnë pritje lamtumirëse për ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)