25 Prill 2024

Qeveria mbështetë shqetësimet e rugovasve për hidrocentralin në Lumbardh

Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rugovas, me të cilët ka biseduar rreth shqetësimeve të tyre lidhur me projektin e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh.

Kryeministri Haradinaj pasi është njoftuar nga banorët e kësaj ane për shqetësimet e tyre, u ka premtuar se do t’i trajtoj me kujdes në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe e favorshme për banorët dhe investitorët potencial.

Poashtu gjatë takimit, është diskutuar dhe ngritur si çështje nga ana e banorëve se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishikimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.

Për këtë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi i cili ishte i pranishëm në takim, konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)