29 Mars 2024

Qeveria: KEK-u t’i ndalë shkyçjet kolektive

Prishtinë, 25 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk është politikë e Qeverisë së Kosovës shkyçja kolektive e qytetarëve nga ana e KEKut. Qeveria e Kosovës të enjten në mbledhjen e saj të rregullt ka kërkuar në mënyrë urgjente nga Ministria e Energjisë dhe Minierave që ta hartojë një strategji për ta zgjidhur problemin e shkyçjeve kolektive nga ana e KEK-ut dhe për zgjidhjen e çështjes së borxheve ndaj korporatës.


Kryeministri Thaçi ka shtuar se Ministria e Energjisë dhe Minierave duhet të jetë e involvuar në këtë proces të konsultave për nxjerrjen e një propozimi, apo strategjie adekuate. 


“Përkushtimi i Qeverisë është që të mos ndodhin ndërprerje kolektive dhe kjo është qasja më e drejtë e mundshme, andaj duhet të tejkalohet me një bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet e KEK-ut. Një gjendje e tillë mos të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai që e paguan rrymën duhet të ketë rrymë, ai që s’paguan, duhet të ballafaqohet me realitetin dhe ligjin”, ka deklaruar Thaçi.


Ndërkaq ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka thënë se shkyçja kolektive është politike e KEK-ut, të cilën MEM-i nuk e përkrah.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)