25 Maj 2019

Qendra e trajnimit në KEK me mbi 1000 kandidat në vit

Prishtinë, 3 dhjetor - Qendra  Trajnimeve në KEK fillimisht është themeluar vetëm për  zhvillimin e kapaciteteve të korporatës, pra për nevojat e punëtorëve. Mirëpo me zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës tani ofrohen trajnime për lëmi të ndryshme edhe për të gjithë kandidatët e interesuar të Kosovës.

“Trajnimi që ofron kjo Qendër mundëson që kandidatët të zhvillojnë pjesën praktike të elektrikes, pra kandidati mund ti prekë gjërat, ta sheh punën e tij dhe çdo karakteristikë të çdo elementi elektrik si funksionon” u shpreh trajneri Avdullah  Mehmeti.

Ndërsa, udhëheqësi I Qendrës së Trajnimeve të KEK-ut, Safet Ymeri sqaroj procedurat për ata të cilët janë të interesuar  për tu bërë pjesë e këtyre kurseve, pjesë e të cilave brenda vitit janë mesatarisht 1000 -1200 kandidat.

“Fillimisht bëhet kërkesa për trajnim, të cilën stafi menaxhues i Qendrës  e analizon dhe i përgatit ofertë kërkuesit, dhe nëse pajtohen atëherë nënshkruhet kontrata për mbajtjen e trajnimit i cili zgjat 2 deri në 3 javë, varësisht prej moduleve sepse janë të shumëllojshme.

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit e që vlerësohet nga stafi menaxhues,  kandidatët i nënshtrohen testit përfundimtar ku duhet të arrijnë kalueshmërinë në mënyrë që të pajisen me certifikatë e cila pastaj miratohet në autoritetin kombëtar të kualifikimeve."

"Për më tepër certifikatat  pranohen edhe në nivel ndërkombëtar për shkak të bashkëpunimit të kësaj Qendre me organizata ndërkombëtare siç është kompania Amerikane HEVICERT, dhe bashkëpunimi me odën gjermane në Dortmund”, vazhdoj Ymeri.

Qendra e Trajnimeve në KEK, pavarësisht se ka një numër të konsiderueshëm të interesuarve, ka kapacitet për të pranuar edhe më shumë kandidat sepse është e vetmja në rajon  të cilës i njihet certifikata edhe jashtë kufijve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)