19 Mars 2024

Qendra e Trajnimeve në KEK rrit kapacitetet

Prishtinë, 21 shtator - Valbona Fazliu, e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e Prishtinës, ka pesë muaj që është duke u trajnuar këtu në Qendrën e Trajnimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Fazliu thotë se ky trajnim po i mundëson që të njihet më mirë me punën praktike, pasi një gjë e tillë nuk iu ofrua gjatë studimeve. Ajo beson se gjatë këtij trajnimi, do t’i përforcojë aftësitë e saj profesionale.

Edhe kandidatë të tjerë janë të kënaqur me mundësitë që i ofron ky trajnim në laboratorin e elektronikes.

Profesori Fehmi Kaçiu, teksa tregon për mundësitë dhe praktikat që realizohen në këtë laborator, thotë se po punojnë me teknologjitë më të avancuara.

E vetmja qendër trajnuese që ofron këto trajnime në rajon është mundësi e mirë për aftësimin e punëtorëve dhe certifikata që marrin është e njohur ndërkombëtarisht.

Qendra e Trajnimeve është hapur në vitin 2005 dhe ka dhjetë laboratorë.

Fillimisht, ishte paraparë vetëm për punëtorët e KEK-ut, por tash kjo qendër ka rritur kapacitetet edhe për punëtorë tjerë të interesuar dhe studentë të fushës.

                                                               

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)