27 Maj 2019

Qendra e trajnimeve në KEK, me standarde ndërkombëtare

Prishtinë, 8 tetor - Qendra e trajnimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) posedon laborator, simulator për makineri të rënda, pajisje të tjera për pjesën praktike dhe trajner me licenca ndërkombëtare.

Si rrjedhim, kjo qendër ofron disa lloje të trajnimeve profesionale sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, një ndër këto trajnime profesionale është edhe saldimi i cili është shumë i kërkuar si në Kosovë po ashtu edhe në rajon.

Janë disa nga punëtorët e KEK-ut të cilët po trajnohen në mënyrë që të marrin certifikata për saldues profesional.

Muharrem Shala, i cili tërë jetën e kaloj duke i shërbyer  Korporatës pohoj se trajnimi ia bëri të  mundur të mësoj shumë më mirë saldimin.

Ai tha se “hapat e parë i kamë marrë këtu në Qendrën  e Trajnimit e cila më ka dhënë  njohuri shumë të mëdha” Ai po ashtu  tregon se  gjatë trajnimit mësohet edhe siguria në punë e cila është shumë e nevojshme për punën e salduesit.

“Për siguri në punë i  kem të gjitha pajisjet, si helmetën, teshat mbrojtëse, maskën që saldojmë,  dorëzat  mbrojtëse dhe të gjitha pajisjet që janë të nevojshme” ka shtuar Shala.

Sipas trajnerëve kjo qendër ka trajnuar mbi 150 kandidatë të interesuar të cilët më pas edhe janë certifikuar,  ata që duan të jenë pjesë e këtij kursi duhet së pari të kenë një bazë njohurie.

“Kemi trajnuar rreth 150 -  200 saldues  deri më  tani, në trajnim  kanë  marrë pjesë kryesisht  punëtorë të KEK-ut,  por në kohën e fundit marrin pjesë edhe saldues të kompanive tjera, paraprakisht bëjmë  vlerësimin e kandidatëve për me ditë çfarë niveli të shkathtësive dhe njohurie ata kanë, pastaj  e përzgjedhim një kurs saldimi që ju përshtatet nevojave të  tyre aty ku punojnë” ka thënë trajneri Remzi Selimi.

Me zhvillimin e kësaj qendre tani po u mundësohet trajnimi profesional të gjithë kandidatëve të interesuar në Kosovë, theksojnë udhëheqësit e qendrës.

“Qendra  Trajnimeve në KEK është hapur në vitin 2005, në fillim kjo qendër ka pas për qëllim vetëm  zhvillimin e kapaciteteve të korporatës, pra, për nevojat e punëtorëve të KEK-ut. Mirëpo me zhvillimin e qendrës ne  kemi filluar të ofrojmë trajnime për të gjithë kandidatët e interesuar të Kosovës."

"Në këtë drejtim, vlen të theksohet se ne jemi në bashkëpunim me odën gjermane të Dortmundit dhe sipas kërkesës së kandidatëve në lëshojmë edhe certifikata  ndërkombëtare sipas DVS” theksoi Skender Berisha, koordinatori i kësaj qendre.

Qendra e Trajnimit gjendet në Kastriot dhe për qëllim nuk ka vetëm trajnime në saldim por edhe në shumë profile të  tjera profesionale e të cilat janë shumë të kërkuara si në Kosovë po ashtu edhe në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2019 - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes ku edhe do te takohet me Gjeralin e FSK-se Rrahman Rama. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 9:00)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes të fazës së dytë të projektit Harmonizimi i Arsimit me Tregun e Punës. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në hapjen e ditës Olimpike në Ferizaj. (Ferizaj, ora 9:30)

- Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës e në bashkëpunim me DKRS-në dhe me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Mitrovicës do të organizohet Dita Olimpike e Kosovës dhe me këtë rast do të mbahet një vrapim në të cilin do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e moshës 11 vjeçare të shkollave fillore të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Adem Jashari” në Mitrovicës, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9:35)

- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha takohet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic. (Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala shqyrton Plotësim-ndryshimin e kërkesës për buxhet si dhe formimin e grupeve hetuese në kuadër të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 303, ora 10:00)

- 25 kompani vendore që kanë dhënë shërbimet në ndërtimin e autostrades Arben Xhaferi protestojnë për shkak të mos kryerjes se pagesave ndaj këtyre kompanive për punën që kanë kryer. (Para kampit Bectel & Enca në Ferizaj

-  Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës  Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin  Ekonomik të Komunës së Deçanit. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:10 - vetëm pamje)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të zhvilloj vizitë në Komunën e Ferizajit me ç’rast do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve kapitale. (Komuna e Ferizajt, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mban konferencë për media. (Ambientet e Komunës, ora 11:00)

- Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunes se Gjilanit, Zijadin Maliqi mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë​ me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për herë të parë në Kosovë, të Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashk me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliu, vizitojnë punimet e Qendrës Multifunksionale në fshatin Greme. (Fshati Greme, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Fshati Planejë, Komuna e Prizrenit, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtaz. (Novobërdë, afër Kalasë, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal. (Baran- Komuna e Pejës, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Betejës së 29 Majit. (Vranoc, ora 16:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së betejës së 29 Majit. (Kryshec, ora 17:10)