20 Prill 2024

Punime të planifikuara teknike në rrjetin e ujësjellësit

Prishtinë, 22 prill – Kompania e Ujësjellësit njofton konsumatorët se ditën e diel më 24 prill 2022 do të realizohen punime të planifikuara teknike, ndërrimi i segmentit të gypit transportues DN 600 mm që furnizon me ujë rezervuarin e Kodrës së Trimave në rrugën “ Vëllezërit Fazliu ” në Prishtinë  ( Rehabilitimi i gypit të çelikut,  i cili për shkak të korozionit ka pasë rrjedhje/defekte të shumta).

Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne,  përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit,  të ditës së diel.

Si shkak i këtyre punimeve,  pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00-17:00 do të mbesin këto zona: Lagjja Kodra e Trimave në tërësi , lagjja Medrese , lagjja  Çamëria , lagjja Kolovica e Vjetër, fshati Llukar, fshati Makovc, fshati Sinidoll dhe pjesa e lartë e lagjes Arbëria ( lagjja e re mbi komunën e Prishtinës) .

Intervenimet e tilla të planifikuara në  rrjetin e ujësjellësit  po realizohen për një funksionim më të mirë të infrastrukturës së ujit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)