20 Prill 2024

Punime në trasenë e largpërçuesit Prizren-Rahovec

Prizren, 21 korrik - Operatori i Sistemit dhe Transmisionit (KOSTT) njofton se të dielën do të realizohen punime për pastrimin/prerjen e vegjetacionit të rritur përgjatë trasesë së largpërçuesit të tensionit të lartë që lidhë nënstacionin Prizreni 2 me nënstacionin Rahoveci.

\"Për të krijuar kushte të sigurisë në punë, largpërçuesi në fjalë do të ç’kyqet, prandaj gjatë intervaleve kohore të lartëcekura, qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/35/10 kV Rahoveci  nuk do të kenë furnizim me energji elektrike (parashikohet 18 MWh/h)\", thuhet në një njoftim të KOSTT-it.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës, prandaj KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)