29 Mars 2024

Punëtorët protestojnë pasi KEDS u ndërprenë kontratat pa arsye

Prishtinë, 10 prill - Punëtorë të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) në Mitrovicë, kanë protestuar sot para ndërtesës së KEDS-it në Mitrovicë, duke reaguar kështu kundër vendimit të shkëputjes së kontratave të punës për disa punëtorë të kësaj kompanie.

Protesta sipas tyre ka te bëj me ndërprerjen e kontratave të punëtorëve pa ndonjë arsye që po ndodh për çdo vit nga ana e KEDS-it, duke potencuar se vetëm këtë vit iu janë ndërprerë kontratat e punës 10 punëtorëve, prej të cilëve dy në distriktin e Mitrovicës.

Protestuesit kanë apeluar tek institucionet relevante të ndërhynë sa më shpejt në zgjidhjen e këtij problemi, në të kundërtën theksuan grevën e përgjithshme si hap i mëtutjeshëm në mbështetje të këtyre punëtoreve.

Fehmi Pajaziti, nënkryetar i FSPE-së në Kosovë, tha se punëtorët me shumë vite përvojë pune po zëvendësohen me gjenerata të reja dhe po paguhen me paga minimale prej 170 euro.

Sipas tij, kjo është shkelje e ligjit, ndërsa tërhoqi vëmendjen e një dëbimi të punëtorëve në një numër shumë më të madh më datën 7 maj, atëherë kur shumicës së punëtorëve të kësaj kompanie iu skadon kontrata.

“Për ne si sindikatë është shkelje e Ligjit, sepse vendet e tyre të punës nuk janë shuar, ekzistojnë dhe figurojnë, por fatkeqësisht në Kosovën tonë të pasluftës të cilën nuk e kemi dashur kësisoj asnjëri, është treg i lirë dhe ka punëtorë me çmim më të lirë në treg dhe po e shfrytëzon atë mundësi që me pagë minimale prej 170 euro janë duke zëvendësuar punëtorët që kanë punuar dhe kanë përvojë prej 8-9 viteve në KEDS", ka theksuar Pajaziti.

 Abdullah Veseli, kryetar i FSPE-së në Mitrovicë, përveç kthimit në punë të punëtorëve të larguar, ka përmendur edhe disa kërkesa tjera, si përmirësimin e kushteve të punës, nënshkrimin e kontratës kolektive etj. Ai, duke i quajtur anëtarët e menaxhmentit të kësaj kompanie si uzurpator, ka kërkuar nga institucionet dëbimin e tyre nga Kosova.

Veseli ka paralajmëruar kolaps energjetik në mbarë vendin nëse institucionet përkatëse nuk ndërmarrin masa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)