27 Shkurt 2021

Punëtorët: Nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut

Prishtinë, 12 nëntor - Përfaqësues të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës i ka bërë me dije Qeverisë së Kosovës, se nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut, siç po ndodhë me ndërmarrjet tjera publike dhe njëkohësisht, kanë kërkuar mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të KEK-ut dhe të zotuara për investime të domosdoshme të kësaj ndërmarrje.

Sipas një komunikate, investimet janë të domosdoshme për të pasur prodhim stabil me energji elektrike.

“Mos të prekën apo të transferohen për qëllime tjera, përndryshe jemi të detyruar dhe të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim sindikal”, thuhet në reagim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)