03 Qershor 2020

Punëtorët e KEDS-it kërkojn te shpërblehen për punën që po e bëjnë

Prishtinë, 1 prill - Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, ku kanë bashkëbiseduar për gjendjen aktuale të punëtorëve dhe shërbimet që i bëjnë në këto kushte të emergjencës shëndetësore.

Sindikalistet e njoftuan ministren Hajdari për gjendjen dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët e kësaj kompanie në situatën e krijuar për shkak të pandemisë.

 Po ashtu, sindikalistët bënë të ditur se punëtorët e KEDS-it po bëjnë punë të pandërprerë për të siguruar furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sindikalistët gjithashtu kërkuan nga ministrja që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës, që të shpërblehen për punën e palodhshme që po e bëjnë.

Ministrja duke e marrë për bazë angazhimin e tyre në këtë kohë i falënderon punëtorët e KEDS-it, të cilët po punojnë 24 orë për të siguruar energji të pandërprerë për qytetarët tanë në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19.

Ministrja Hajdari u premtoi atyre se së shpejti do t’i vizitojë dhe do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)