28 Mars 2024

Punëtorët e KEDS-it hyjnë në grevë për rritje të pagës

Prishtinë, 11 maj - Sindikata e punëtorëve të Kompanisë Kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS) nga sot ka nisur grevën njëorëshe duke kërkuar rritje të pagave edhe për 100 euro.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj kompanie, Ahmet Hyseni, ka thënë se ata po kërkojnë që menaxhmenti i kësaj kompanie t’ua rrisë pagat në vlerë prej 100 eurosh.

Greva sipas tij do të jetë treditore, duke filluar nga sot në grevë prej njëorëshe, nesër dyorëshe dhe pasnesër triorëshe.

"Po presim që menaxhmenti sot t’i thërrasë për biseda, nëse nuk ndodhë kjo, atëherë të premten, këshilli grevist do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejmë. Nëse nuk ka një marrëveshje do të vijnë të gjitha distriktet në Prishtinë”, theksoi Hyesni.

Ai shtoi me tutje se kanë pritur që të kalojë kriza energjetike dhe janë takuar në mars me menaxhmentin e kësaj, që u ka ofruar rritje page prej 30 eurosh.

“Në mars u takuam, na ofruan rritje rroge prej 30 eurosh për punëtorë. Për ne si sindikatë kjo rritje është e papranueshme”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)