24 Maj 2019

Punësimi në KEK vetëm bazuar në legjislacionin në fuqi

Prishtinë, 11 maj -  Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se punësimi në korporatë bëhet vetëm pas zhvillimit të gjitha procedurave të rekrutimit në përputhje të plotë me Ligjin e Punës në fuqi, Udhëzimet Administrative të aplikueshme si dhe rregulloreve të brendshme të KEK-ut.

Si rrjedhojë ju bëjmë me dije se, Menaxhmenti i Korporatës Energjike të Kosovës nuk i nënshtrohet dhe nuk lëkundet nga asnjë presion i grupeve të caktuara të interesit apo qofshin ato edhe grupe politike.

Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrje publike dhe pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj si të tillë kemi përgjegjësi juridike dhe morale ta ruajmë nga çfarëdo interesi tjetër.

Në këtë drejtim, janë të pa pranueshme deklaratat dhe paralajmërimet për protesta me qëllim të ushtrimit të presionit për të punësuar grupe njerëzish pa respektuar procedurat e konkursit e duke bërë shkelje ligjore.

Korporata Energjetike e Kosovës është kompania publike me e suksesshme në vend dhe kjo është arritur falë përkushtimit dhe punës shumë të madhe që është bërë tash e mbi një dekadë.

Kemi arritur ta ruajmë Korporatën nga mbi punësimi përkundër nevojave të mëdha për kuadro të kualifikuar dhe moshës mesatarë shumë të lartë të punëtorëve.

Kemi investuar miliona në komunitet dhe i jemi gjendur afër qytetarëve të Obiliqit dhe Komunës për çfarëdo nevoje që është paraqitur.

Kemi investuar miliona në përmirësimin e ambientit dhe kemi marrë pjesë me stafin dhe gjithë makinerinë punuese për të pastruar fshatra dhe lumenj në gjithë regjionin e Obiliqit dhe Prishtinës.

Kemi kryer obligimet tona ndaj banorëve të zonave të dislokuara me përgjegjësi të lartë duke respektuar të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Kemi bërë maksimumin që në afat rekord t’i kryejmë të gjitha obligimet tona financiare pavarësisht kostos së lartë dhe mbivlerësimin që i është bërë aseteve të banorëve që kanë qenë në zonën e interesit nacional.

Kurse sa i përket punësimeve për të cilat tani po bëhet zhurmë e madhe është me rëndësi të thuhet fakti se i gjithë procesi i punësimit, pavarësisht se kishte numër tepër të madh të kandidatëve ka shkuar në mënyrë të rregullt, pa pasur asnjë vërejtje apo shkelje ligjore.

KEK-u me kohë i ka njoftuar qeverinë dhe akterët e tjerë se nuk do të lejon punësime në forma tjera përveç sipas kritereve të konkursit dhe duke respektuar ligjin e punës.

Te gjitha ata banore te Obiliqit qe kane plotësuar kriteret e konkursit dhe kane kaluar me sukses testet apo edhe kane qene te barabartë me ndonjë kandidat tjetër e kane fituar një vend pune.

Sipas informatave të departamentit të Burimeve Njerëzore, janë afër 20 persona qe janë punësuar nga zona e Obiliqit. Të gjithë këta kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë kandidatë qe kanë kaluar me sukses testet.

Sa i përket punësimit te banoreve te zonave Hade dhe Shipitull, numrit prej 150 sa flitet qe kanë kërkua punësim, KEK-u e ka njoftuar qeverinë e Kosovës për profilet e vendeve te lira te punës për dy vitet e ardhshme. Dhe nëse ka një vendim qeverie për punësimin e tyre në formën se si po kërkohet atëherë natyrisht se KEK-u është i detyruar ta respekton atë vendim sepse Qeveria është aksionar i KEK-ut.

Çdo formë tjetër e presionit apo veprime të tjera nga kushdo qofshin nëse e rrezikojnë sigurinë e punës në KEK apo tentojnë të ndërpresin procesin e punës me protesta dhe veprime të tjera do të ballafaqohen me organet e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2019 - Nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesoret të qytetit të Deçanit Rrugës së  Qendrës konkretisht rrugës 'Luan Haradinaj' dhe 'Dëshmoret e Kombit'. (Në afërsi të pikës së karburantit Agonisi Gas në Carrabreg, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për raportet financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit të Deçanit. (Sheshi i qytetit në Deçan, ora 10:00)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike i USAID-it në Kosovë, Brian Martalus, do të mbajë një fjalim në hapjen e Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa - B2B. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- “Let’s Do It” mban aksion pastrimi në disa fshatra të Hasit, me moton “Për një Has të pastër”. (Fshati Gjonaj tek Ura e Drinit të Bardhë, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e prezantimit të gjashtë video udhëzuesve për e-prokurim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së Grupit për Studime Juridike dhe Politike për pjesëmarrje në Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë shtypi. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Fshatin Kodrali. (Fshati Kodrali, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Prokuroria Themelore e Pejës organizon konferencën për media ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, rruga “Hasan Cermaxhija”. ora 12:00)

- 44 nxënës nga klasa 7 deri në klasën 9, nga të gjitha regjionet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e garës së tretë vjetore të gërmëzimit.  (Biblioteka kombëtare, ora 13:15)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes  së çmimeve “Nikete Dardani”. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 13:30)

- Organizuar nga Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare mbahet konferenca ekonomike e diasporës shqiptare nga Evropa më B2B. (Hotel Emerald, ora 20:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare. (Hotel Emerald, ora 20:00)