29 Mars 2024

Publikohen Statistikat e Energjisë në Kosovë

Prishtinë, 22 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin maj 2022.

Në muajin maj 2022, prodhimi bruto nga termocentralet e energjisë elektrike ishte 525.96GWh; prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 16.88 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 18.81 GWh.

Gjatë muajit maj 2022,  energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 461.56 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 455.2 GWh, ose (-93.34%) më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 117.71%.

Ndërkaq, importi  i energjisë elektrike në maj 2022 ishte 195.66 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 295.75 GW.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.94 mijë ton, ose 18.60% më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.                                                                                                                                                                                                



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)